Bota

U përpoq të shpëtonte fëmijët nga agresori sirian/ Dëshmia e 24-vjeçarit: Ndoqa instiktet e mia! Të gjithë do të kishin vepruar njësoj

24-vjeçari tregoi se u përpoq ta largonte atë nga zona e lojës, ndërsa theksoi se veprim i tij ishte insitiktiv dhe një gjest të tillë do e bëntë çdo kush që do të ndodhej në të njëjtën situatë si ai.

9 Qershor 2023, 13:12 Nga a.l
U përpoq të shpëtonte fëmijët nga agresori sirian/
Henry

FRANCË- Një 24-vjeçar i identifikuar me emrin Henri ka qenë dëshmitar i sulmit me thikë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Annecy të Francës, ku një shtetas sirian ka goditur disa fëmijë, dy prej të cilëve sot ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ka tronditur të gjithë banorët vendas dhe jo vetëm. Henry është përpjekur të ndalojë agresorin sirian në moment kur e ka parë që ai endej më thikën në dorë. 24-vjeçari tregoi se u përpoq ta largonte atë nga zona e lojës, ndërsa theksoi se veprim i tij ishte insitiktiv dhe një gjest të tillë do e bëntë çdo kush që do të ndodhej në të njëjtën situatë si ai, shkruajnë mediat e huaja

“Kam vepruar vërtet instinktivisht, kam vepruar siç do të kishte bërë çdo francez, bëra gjithçka për të mbrojtur më të dobëtit”, ka reaguar ai të premten në mëngjes në CNews. 

Shtatë persona, mes tyre 4 fëmijë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në qytetin juglindor të  Francës, Annecy. Mësohet se ngjarja ndodhi në një park pranë liqenit të qytetit, shkruajnë mediat e huaja. Autori i krimit është një azilkërkues sirian 45-vjeç, i cili është arrestuar nga policia. Fëmijët e plagosur janë rreth moshës tre vjeç dhe dy prej tyre dhe një burrë janë në gjendje kritike për jetën. Mësohet se 45-vjeçari fillimisht është afruar dhe ka goditur me thikë fëmijët, më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka sulmuar një të moshuar që po ecte aty pranë.  

sulmi ne france

Sondazh

Poll