Sport

Përfundon aventura e kuqezinjve në Botërorin e minifutbollit

Kombëtarja shqiptare u mund në raundin e 1/16-ave nga Ukraina duke mbyllur aventurën e këtij kampionati botëror.

9 Qershor 2023, 07:27 Nga DOSJA
Përfundon aventura e kuqezinjve në Botërorin e minifutbollit

GJERMANI - Kombëtarja shqiptare e minifutbollit eliminohet nga Kupa e Botës, që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë, në raundin e 1/16-ave.

“Kuqezinjtë” u eliminuan nga Botërori i minifutbollit pas humbjes 3-1 ndaj Ukrainës. Ukraina mori avantazhin në minutën e 7-të me Andrey, ndërsa në minutën e 12-të Denys dyfishoi avantazhin e ekipit të tij.

Shqipëria tentoi në disa raste që të reagonte dhe ia doli të mgushtonte rezultatin në minutën e 32’ me Kacën.

Megjithatë në minutën e 40-të Denys realizoi golin e tretë për Ukrainën, duke vulosur rezultatin e kësaj sfide.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll