Sport

Bëhet gati shorti i Champions League, ja me kë mund të luaj Partizani!

Të kuqtë tentojnë kalimin e të paktën një turi, për të shkuar më pas minimalisht në “play off” të Ligës së Konferencës.

9 Qershor 2023, 07:03 Nga DOSJA
Bëhet gati shorti i Champions League, ja me kë mund të luaj

TIRANE - Partizani u shpall kampion për herë të 17-të në histori. Pas festës, radhën e kanë pushimet, teksa ka nisur edhe plani për rrugëtimin në kompeticionet europiane, që nis me turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Të kuqtë tentojnë kalimin e të paktën një turi, për të shkuar më pas minimalisht në “play off” të Ligës së Konferencës.

Gjithsesi, shorti është “ferr” për të kuqtë. Rivalë të mundshëm për kampionin e Shqipërisë janë skuadra si Ferencvaroshi, Karabaku i Redon Xhixhës, Sherif Tiraspoli, Zrinjski i Marsel Ismajlgecit apo edhe Makabi Haifa.

Ndërkohë, emri që përcaktoi vazon e frikshme të rivalëve të “demave” ishte Ludogorets, që luftoi deri në fund me CSKA Sofien dhe u shpall kampion i Bullgarisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll