Sport

VIDEO/ Al-Ittihad prezantim spektakolar i Karim Benzema para 60 mijë shikuesve…

Në një “show” spektakolar Al Ittihad prezantoi Karim Benzema, i cili ngriti “Topin e Artë” para 60 mijë shikuesve.

8 Qershor 2023, 22:02 Nga DOSJA

VIDEO/ Al-Ittihad prezantim spektakolar i Karim Benzema para 60 mijë

ARABIA SAUDITE - Gëzuar për Karim Benzema! Qendërsulmuesi francez veshi për herë të parë fanellën nr.9 të Al Ittihad-it dhe u prezantua para 60.000 tifozëve, të cilët mbushën stadiumin për të përshëndetur ish-kapitenin e Real Madridit.

Kampionët e Arabisë Saudite përgatitën një ceremoni fantastike me fishekzjarre dhe foto-ritme për të shënuar transferimin e tij historik, me francezin e impresionuar që ka kapur momentet në celularin e tij. Benzema kishte sjellë me vete “Topin e Artë”, të cilin e ngriti në qiellin e Riadit, të cilin i dha “Mbreti Abdullah”...

Benzema ka marrë mikrofonin dhe ka falenderuar fansat që e kanë idhulluar.  Golashënuesi i dytë në historinë e Real Madridit nënshkroi një kontratë 3-vjeçare “të artë” me fitime në rendin e 200 milionë eurove.

Prezantimi i superyllit 35-vjeçar u kombinua me... një festë për fitimin e ligës dhe Superkupës së Arabisë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll