Jorge Jesus dhe kombëtarja e Arabisë Saudite, ja si paraqitet situata…
ARABIA SAUDITE - Mundësia e kthimit të Jorge Jesus në Arabinë Saudite për të marrë drejtimin e kombëtares ende qënd...
Ylli portugez Cristiano Ronaldo deklaroi në një event në Madrid se do të dëshironte të blinte një ekip në të ardhmen.

SPANJE - Cristiano Ronaldo ndodhet në Madrid këto ditë, pasi ka përfunduar detyrimet me Al Nassr. Superylli portugez në kuadër të ngjarjes iu referua të ardhmes së tij.
CR7 theksoi se e sheh veten, duke garuar edhe për 2-3 vite të tjera dhe në një moment dëshiron të blejë një ekip. Kujtojmë se 38-vjeçari Cristiano ka një kontratë prej 200 milionë euro në vit deri në verën e vitit 2025.
“Do të doja që të luaja edhe 2-3 vite të tjera. Në të ardhmen do të doja të jem pronar i një klubi, nuk e përjashtoj”,- tha Ronaldo, i cili foli edhe për nivelin e ligës së Arabisë Saudite.
“E dija që Benzema do të vinte në Arabinë Saudite dhe për këtë arsye thashë që liga do të jetë ndër 5 më të mirat në të ardhmen, do të vijnë edhe më shumë lojtarë. Liga është shumë e mirë. Por mendoj se kemi shumë mundësi për t'u rritur më shumë. Liga është konkurruese. Kemi ekipe shumë të mira, lojtarë arabë janë shumë të mirë, por ata duhet të përmirësojnë pak më shumë infrastrukturën.

Edhe arbitrat, sistemi VAR, duhet të jetë pak më i shpejtë. Mendoj se gjërat e vogla duhet të përmirësohen. Unë jam i lumtur këtu. Unë dua të vazhdoj këtu dhe do të vazhdoj këtu. Sipas mendimit tim, nëse ata vazhdojnë të bëjnë punën që duan të bëjnë këtu, për pesë vitet e ardhshme, mendoj se liga saudite mund të jetë në top-5 në botë”,- tha CR7.
B.T (Dosja.al)
ARABIA SAUDITE - Mundësia e kthimit të Jorge Jesus në Arabinë Saudite për të marrë drejtimin e kombëtares ende qënd...
ANGLI - Declan Rice po kthen një faqe në karrierën e tij. Mesfushori mbrojtës anglez i West Ham-it që kur ishte 1...
FRANCE - Zinedine Zidane ishte ende në pamjet e Paris Saint-Germain. Sipas informacioneve, ish-trajnerit të Real Madridit i është k&eum...
SPANJE - Emri i Neymar është përfolur te Barcelona ditët e fundit, por Xavi, trajneri i skuadrës katalanase është shprehur se...
ÇEKI - David Moyes e shkroi emrin e tij në librat e historisë së West Ham, duke i çuar ‘Hammers’ drejt trofeut të...
ANGLI - Alexis McAllister do të jetë blerja e re e Liverpool në orët në vijim, pasi tashmë ka kaluar testet mjekësore. E gj...
SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se klubet që i japin përparësi biznesit mbi meritat sportive, janë të de...
SHBA - Me ardhjen e Lionel Messit te Inter Miami, klubi amerikano-verior nuk ka ndërmend të ndalet vetëm me lojtarin argjentinas, kur bëhet ...
SPANJE - Barcelona është e vendosur të... aktivizojë planin ‘B’ për të forcuar skuadrën e tyre, pasi negociatat m...
FRANCE - Paris Saint-Germain ka nisur këtë të mërkurë fazën konkrete të negociatave me Julian Nagelsmann, për të pu...