Sport

Man.City i ofron Gundogan-it një kontratë 3-vjeçare për ta bindur të qëndrojë...

Manchester City dëshiron ta mbajë Ilkay Guntogan, kjo është arsyeja pse sipas ‘AS’ ata po i ofrojnë atij më shumë vite kontratë. Propozimi i bërë është për tre vjet.

8 Qershor 2023, 16:29 Nga DOSJA
Man.City i ofron Gundogan-it një kontratë 3-vjeçare për ta

ANGLI - Ilkay Guntogan-it ende nuk ka shpallur një vendim për të ardhmen e tij, të cilën do ta bëjë pas finales së Champions League kundër Interit të shtunën (10/6).

Gjithçka mbetet e hapur, me mesfushorin gjerman, që ka deklaruar se tashmë ka humbur dy finale dhe nuk e di nëse do të ketë një shans tjetër në të ardhmen.

Edhe pse në Spanjë merret si e mirëqenë që Guidogan do të nënshkruajë për Barcelonën,  Manchester City vazhdon përpjekjet dhe negociatat me të për të vazhduar kontratën e tij që skadon në verë.

Sipas “AS”, në fakt ‘Citizen’ po i ofrojnë tre vite kontratë për ta bindur për propozimin që kanë bërë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll