Politike

Kryemadhi thirrje studentëve: Ngrihuni ta mbrojmë Kopshtin Botanik, të mos lejojmë betonizimin e saj (VD)

Kryemadhi u ka bërë thirrje studentëve që t'i bashkohen protestës në mbrojtje të Kopshtit Botanik, që ky i fundit të mos betonizohet.

Tiranë- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje të gjithë studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që të bashkohen sipas saj, në mbrojtje të Kopshtit Botanik.

Nga një lidhje në Facebook nga Kopshti Botanik, Kryemadhi tha se shqiptarët duhet të ngrihen për të mos lejuar betonizimin e kësaj zone.

“Iu bëj thirrje gjithë studentëve të Shkencave të Natyrës dhe ish-studentëve që të na bashkohen, sepse universiteti ka nevojë për t’u bashkuar. Nuk duam që e vetmja gjë që i ka ngelur këtij fakulteti të betonizohet, siç ka ndodhur në gjithë Tiranën. Ne këtu kemi studiuar shumë bimë dhe specia e të rralla, por një specie nuk e kemi studiuar, specien e Rilindjes, që po pushton të ardhmen e shqiptarëve. Idiokracia e Rilindjes, që kërkon që çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe lavatriçe të pastrimit të parave, është një ndërhyrje dhe ndërgjegjësim i të gjithë shqiptarëve, pa dallim politik. Sot duhet të japim mbështetjen tonë për dijen, sepse vetëm kështu mund të shpëtojmë të ardhmen tonë.”, u shpreh ajo.

Opozita akuzon qeverinë Rama se po përgatit projekte me pallate, të cilat do të marrin hapësirat e gjelbërta të Kopshtit Botanik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

vijon…

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment