Aktualitet

Negociatat me BE-në, reagon ambasada holandeze: Përmbushni kriteret, duhet bërë shumë punë kundër krimit

9 Tetor 2019, 07:26 Nga DOSJA
Negociatat me BE-në, reagon ambasada holandeze: Përmbushni kriteret,

Tiranë- Për çështjen e negociatave me BE-në, ka reaguar edhe ambasada holandeze në vendin tonë. Në reagim theksohet se vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër në procesin e integrimit.

“Këshilli ka parashtruar një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Shqipëria përpara hapjes së negociatave. Holanda e mirëpret punën e madhe dhe hapat e ndërmarra në vitin e fundit. Holanda mendon se më shumë punë duhet bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.“, thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë:

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave te pranimit me Shqiperinë dhe Maqedonine e Veriut. Ne daten 15 Tetor, Keshilli i Ministrave do te diskutoje ne Luksemburg ne lidhje me zgjerimin dhe do te vendose ne menyre unánime.

– Vendet kandidate duhet te permbushin kushtet strikte perpara se te bejne nje hap tjeter ne procesin e integrimit.

– Hollanda ndjek ne menyre kritike progresin ne te dyja vendet dhe eshte e mendimit se Keshilli duhet te vleresoje secilin vend sipas meritave te veta.

– Ne Qershor 2018, Keshilli parashtroi nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Maqedonia e Veriut perpara hapjes se negociatave. Progresi i bere eshte inkurajues. Gjithashtu marreveshja e Prespes eshte nje shembull per rajonin. Vazhdimesia e rasteve te ndermara nga Prokuroria Speciale eshte siguruar me dorezimin tek Prokurori i Pergjithshem. Nje hap i rendesishem qe ende duhet te ndermerret eshte miratimi i ligjit qe garanton prokurorine e pavarur ne rastet e ardhshme te korrupsionit ne nivelet e larta.

– Keshilli ka parashtruar nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Shqiperia perpara hapjes se negociatave. Hollanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Një ditë më parë ministri i Punëve te Jashtme të Holandës, Stef Blok deklaroi se nuk duhen hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë. Në këtë mënyrë është rikonfirmuar edhe njëherë mbajtja në fuqi e mocionit të Parlamentit holandez kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të aprovuar në Qershor të këtij viti.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada holandeze hapja e negociatave me be holanda per shqiperine ambasada holandeze hapja e negociatave me be holanda per shqiperine

Sondazh

Poll