Bota

Kuvendi i Kosovës miraton Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme

Miratimi i këtij projektligji erdhi me procedurë të përshpejtuar, pas miratimit në lexim të parë gjatë së enjtes. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur falënderim për përfundimin me sukses të kësaj reforme zgjedhore.

8 Qershor 2023, 18:42 Nga a.l
Kuvendi i Kosovës miraton Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme me 79 vota pro. Deputetët e pozitës dhe opozitës u bënë bashkë për t’i dhënë dritën e gjelbër reformës zgjedhore, ku miratuan edhe 19 amendamente shtesë për këtë projektligj.

Miratimi i këtij projektligji erdhi me procedurë të përshpejtuar, pas miratimit në lexim të parë gjatë së enjtes. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur falënderim për përfundimin me sukses të kësaj reforme zgjedhore.

Ai ka thënë se disa nga çështjet që rregullohen me këtë Projektligj janë: regjistrimi i votuesve jashtë vendit, e drejta e votës, numërimi i votave, mbështetja financiare shtesë për partitë që krijojnë më shumë hapësirë për deputete gra. Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se në grupin e punës është arritur një përmbledhje nga të gjitha grupet. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se partia e saj e mbështet Projektligjin.

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll