Sport

“Kemi prioritete të tjera”, Xavi i mbyll derën Neymar dhe 'justifikon' vendimin e Messit...

"Pritshmëritë u krijuan tek të gjithë, tek ai, tek unë dhe në klub. Por rrethanat nuk e lejuan të ndodhte. Ai donte të ulte nivelin e presionit dhe tensionit. Ai dëshiron një jetë më të qetë,"- ka treguar Xavi

8 Qershor 2023, 14:40 Nga DOSJA
“Kemi prioritete të tjera”, Xavi i mbyll derën Neymar dhe

SPANJE - Emri i Neymar është përfolur te Barcelona ditët e fundit, por Xavi, trajneri i skuadrës katalanase është shprehur se nuk e llogarit rikthimin e sulmuesit brazilian nga PSG te “Blaugrana”.

“Ajo që njerëzit thonë për Neymarin, nuk është një surprizë”, ka thënë ish-futbollisti në një intervistë për kanalin ‘Jijantes’. "Teorikisht nuk është në planifikim. Më pëlqen shumë, por ne kemi prioritete të tjera. Departamenti i sportit e di se cilët janë emrat."

Në lidhje me mikun e tij Lionel Messi, i cili përfundoi në Inter Miami, pasi mbaroi kontratën e tij me PSG-në, Xavi thotë se ka vënë re një ndryshim në javët e fundit.

"Shpesh nuk e vendosim veten në vendin e të tjerëve, na mungon empatia. Të jesh Leo Messi nuk duhet të jetë e lehtë. Asnjëherë nuk ke qetësi dhe duhet të jesh 10 në çdo gjë", ka shpjeguar ai, duke shtuar më pas edhe arsyet pse ylli argjentinas nuk u kthye te Barça. 

"Pritshmëritë u krijuan sepse folëm të dy, folëm shumë. Pritshmëritë u krijuan tek të gjithë, tek ai, tek unë dhe në klub. Por rrethanat nuk e lejuan të ndodhte. Mund të duash diçka dhe pastaj nuk ndodh. Ai donte të ulte nivelin e presionit dhe tensionit. Ai dëshiron një jetë më të qetë,"- ka treguar Xavi, duke e justifikuar ish-shokun e tij të skuadrës, Leo Messin.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll