Politike

"PD po rrënohet"/ Korreshi për tensionet: E koordinuar, ishte një '8 janar' i dytë

8 Qershor 2023, 12:09 Nga f.i
"PD po rrënohet"/ Korreshi për tensionet: E koordinuar,
Saimir Korreshi

TIRANË- Saimir Korreshi, një prej deputetëve që nuk morën pjesë në votimin e kryesisë së PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, ka dhënë detaje nga mbledhja e shoqëruar me shumë debate. 

“Ka pasur përplasje në grup, na u duk si një gjë e stisur kundër deputetëve, u përcoll sikur deputetët ishin e keqja dhe pengesa, sikur nuk ka qenë kjo kryesi më parë, duket tani o burra me shpejtësi dalim në zgjedhje, duke akuzuar sikur deputetë po e çojnë PD te Berisha, kjo PD sa do vijë do rrudhet nëse vijon e ndarë. Ka pasur tension, në fund kur u duk se u gjet një emërues i përbashkët, nga Jemin Gjata dhe te Roland Bejko, Jonila Godole. Bardhi ka kërkuar që këto propozime të gjenden një emërues i përbashkët. Këta kërkojnë të bëjmë kryetarin dhe pastaj anëtarësinë, ndërkohë që ne kërkojmë të kundërtën, duhet bërë një ftesë për demokratët të bashkohen, të dalim në terren dhe t’i jepet një ofertë e re në PD, jo ik njëri, hajde tjetri”. Por kush ishin njerëzit që i sulmuan?

“Janë mbështetës të Lulzim Bashës, më dukej e koordinuar, se nga e dinin ata mendimet tona. Nuk e di pse duhet të ishin aty dhe të dëgjonin mbledhjet e Kryesisë. M’u duk sikur më kishin ftuar për bukë në shtëpi dhe më bënë pritë, nuk kishte frikë, por të hahesh me dhëmbë në shtëpinë tënde, kush iu ndërseu ndaj nesh. Ishte një 8 janar i dytë që nuk duhet të ndodhte, kush e bën këtë, po e rrënon PD. PD po nuk u bashkua nuk do jetë kurrë fituese dhe nuk duhet të kandidojë as Berisha, as Lulzim Basha dhe as Enkelejd Alibeaj. Nuk janë vetëm këto në PD”, -tha Korreshi.

saimir korreshi zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll