Bota

Kurti për gazetën suedeze “Aftonbladet”: Si u vendos flamuri në ndërtesat komunale në Veri

Kurti tha se çështja nuk është të tregohet ndonjë lloj triumfalizmi në këtë fazë, por ka të bëjë me një standard shtetëror që në të gjitha ndërtesat zyrtare dhe publike me patjetër duhet të valëvitet flamuri shtetëror.

8 Qershor 2023, 12:00 Nga f.i
Kurti për gazetën suedeze “Aftonbladet”: Si u vendos
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë me gazetën suedeze “Aftonbladet”, ku ka shpjeguar se vendimi i Qeverisë në Veri të Kosovës ka të bëjë me ruajtjen e shtetësisë dhe shtrirjen e sovranitetit edhe atje.

I pyetur se cila ishte arsyeja e vendosjes së flamujve kosovarë në ndërtesat komunale në Veri të vendit, Kurti tha se çështja nuk është të tregohet ndonjë lloj triumfalizmi në këtë fazë, por ka të bëjë me një standard shtetëror që në të gjitha ndërtesat zyrtare dhe publike me patjetër duhet të valëvitet flamuri shtetëror.

“Flamuri i Kosovës është simbol shtetëror që përfaqëson të gjithë qytetarët dhe komunitetet këtu. Është standard në të gjitha ndërtesat zyrtare dhe publike. Nuk është një simbol triumfal, nuk është ky qëllimi i tij. Çfarë flamuri tjetër do varej atje nëse jo i Kosovës?”, ka pyetur ai.

tensionet në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll