Bota

Pas më shumë se 15-muajsh sulme, Rusia "thyen" rregullat e saj : Dikur "operacion ushtarak", tani Putin flet për 'luftë'

Përshkrimi i konfliktit si një "luftë" ishte efektivisht i paligjshëm për mediat ruse sipas një sërë ligjesh të miratuara menjëherë pas pushtimit.

8 Qershor 2023, 11:08 Nga f.i
Pas më shumë se 15-muajsh sulme, Rusia "thyen" rregullat e
Vladimir Putin

RUSI- Për më shumë se 15 muaj, Rusia ka zhvilluar një luftë në Ukrainë, të cilën Kremlini ka refuzuar ta quajë luftë. Si duket kjo ka ndryshuar pasi vetë Presidenti Vladimir Putin tani po përdor gjithnjë e më shpesh fjalën "luftë", shkruan Protothema.

Vitin e kaluar, më 24 shkurt, Putin dërgoi trupa në Ukrainë dhe ai e quajti atë një "operacion ushtarak special". Përshkrimi i konfliktit si një "luftë" ishte efektivisht i paligjshëm për mediat ruse sipas një sërë ligjesh të miratuara menjëherë pas pushtimit. Mediat ruse u urdhëruan të mos përdorin fjalën luftë ose u mbyllën. Putin javën e kaluar përdori fjalën "luftë" katër herë në lidhje me Ukrainën, sipas vërejtjeve të tij siç u transmetuan nga Kremlini.

"Pavarësisht se çfarë themi ne, ata gjithmonë do të përpiqen t'ia hedhin fajin Rusisë, por kjo nuk është e saktë: ne nuk e nisëm këtë luftë, e përsëris, në vitin 2014 regjimi i Kievit filloi një luftë në Donbas,"-tha Putin.

Por jo vetëm Putin, në muajt e fundit edhe ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe kreu i mercenarëve të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin , të gjithë kanë përdorur publikisht fjalën luftë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll