Politike

Përçarja në PD, debate të forta mes të djathtëve/ Koduzi: Mos bëj viktimën se s’të ngacmoi njeri, Sula: Të na hiqnin pantallonat?

Koduzi tha se brenda sallës gjithçka ka qenë e qetë, dhe se diskutimet kanë vijuar normalisht. Kjo nuk është mbështetur nga deputeti Dashnor Sula, i cili u shpreh se tonet jashtë sallës kanë qenë aq të larta sa kanë ndikuar edhe brenda ambienteve.

7 Qershor 2023, 22:43 Nga m.s
Përçarja në PD, debate të forta mes të
emisioni Open

Tiranë- Mbledhja e Kryesisë së PD-së mbrëmjen e djeshme është shoqëruar me debate dhe incidente, pasi në ambientet ku zhvillohej mbledhja erdhën disa nga mbështetësit e Lulzim Bashës. Edhe pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, duket se gjakrat nuk janë shuar. Debatet e nxehta vijojnë edhe jashtë sallës, e madje këto vërejtje janë diskutuar edhe në emisionin “Open” në "News24".

Anëtari i Kryesisë, Gazment Koduzi, nuk ka qenë me të njëjtën linjë mendimi me deputetin Dashnor Sula, ku dhe patën përplasje lidhur me qëndrimet e tyre. Koduzi tha se brenda sallës gjithçka ka qenë e qetë, dhe se diskutimet kanë vijuar normalisht. Kjo nuk është mbështetur nga deputeti Dashnor Sula, i cili u shpreh se tonet jashtë sallës kanë qenë aq të larta sa kanë ndikuar edhe brenda ambienteve.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Sefa: Në mbledhje Kryesie ka pasur gjithmonë debat. Dje vetëm 2 anëtarë nuk kanë folur, të gjithë kanë folur nga 2-3 herë. Në fund po t’i analizosh të dy propozimet, janë aq afër sa nuk do e besoni. Në mbledhje nuk ka hyrë njeri.

Sula: Dy herë është hapur dera. Mos gënje.

Koduzi: Do të bësh viktimën tani, ty s’të tremb njeri. Ishte Visha që tha si jeni. Ne brenda sallës ishim të qetë.

Sula: Problemi është që nuk i falet zotërinjve që kanë inskenuar grupimet e i sollën aty. Këtë po them unë.

Koduzi: Kush na ngacmoi ne?

Sula: Jo po të vinin të na hiqnin pantallonat.

Koduzi: Nuk të ngacmoi njeri brenda.

Sula: Më ngacmoi jashtë.

Koduzi: Mos bëj viktimën kot.

Sula: Mos u bëj qesharak. Jashtë tonet ishin shumë të larta. Në fillim ishte shumë e qetë situata. Nga ora 12:00 i erdhi ultimatumi edhe u thanë na e morën, si tek filmi “Çifti i lumtur” ma morën djalin.

Disa prej anëtarëve të Kryesisë, kanë vendosur që ta braktisin mbledhjen, pasi nuk kanë rënë dakord për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së më 29 korrik.

gazment koduzi dashnor sula pd

Sondazh

Poll