Sport

Fjalët e para të Leo Messit, si amerikan…

“E dua Barçën se jam tifoz, por nuk mund ta leja jetën time në dorën e të tjerëve,”- është shprehur ‘Pleshti’ pas zyrtarizimit të vendimit të tij

7 Qershor 2023, 21:29 Nga DOSJA
Fjalët e para të Leo Messit, si amerikan…

SPANJE - Pas fjalisë konfirmuese, për t'iu bashkuar skuadrës amerikane, vjen edhe intervista e tij e parë si lojtar i Inter Miamit: “Nëse do të kishte qenë çështje parash, do të kisha shkuar në Arabi, ose diku tjetër. Mua më janë dukur shumë para.

E vërteta është se vendimi im përfundimtar shkon diku tjetër dhe jo për shkak të parave," - deklaroi Messi, i cili më tej vazhdon: "Kam mbështetur Barçën gjatë këtij viti, jam një tifoz. Kam folur shumë me Xavi, kemi diskutuar dhe kemi pasur gjithmonë shkëmbime të shpeshta mendimesh."

Sa i përket rikthimit te Barcelona, kampioni i botës shton: "Doja shumë të kthehesha te Barça, e kisha atë ëndërr. Por pas asaj që ndodhi dy vite më parë, nuk doja të isha më në të njëjtën situatë, duke e lënë të ardhmen time në duart e dikujt tjetër... Doja të merrja vendimin tim, duke menduar për vete dhe familjen time”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll