Sport

Arrestime pas incidenteve të dhunshme para finales të Conferenca League...

7 Qershor 2023, 20:45 Nga DOSJA

Arrestime pas incidenteve të dhunshme para finales të Conferenca

ÇEKI - Numri i incidenteve në Pragë përpara finales së Conference League ndërmjet Fiorentinës dhe West Hamit ka çuar në 16 arrestime dhe tre të plagosur, sipas policisë çeke.

Zëdhënësi i autoriteteve Jan Rybanski tha: "Tifozët italianë sulmuan tifozët e West Ham në një lokal në Rytirska Street, duke plagosur tre persona. Një polic u plagos gjithashtu. Ne kemi arrestuar 16 persona dhe po hetojmë incidentin."

Mijëra tifozë të “Violës” kanë udhëtuar drejt kryeqytetit të Çekisë, por pjesa më e madhe janë ata të “Çekanëve”. Rreth 20.000 tifozë të West Ham bënë udhëtimin, por vetëm një e treta kanë një biletë për finalen në “Eden Arena”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll