Bota

'Oficerët tanë të çeliktë'/ Kurti në Mitrovicë, viziton policët në Belvedere: U njoftova për aksionet dhe operacionet e tyre

Në Belvedere, Kurti tha se është njoftuar me aksionet dhe operacione e Policisë së Kosovës në këtë zonë. 

7 Qershor 2023, 19:58 Nga a.l
'Oficerët tanë të çeliktë'/ Kurti në
Albin Kurti në Mitrovicë

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere të Mitrovicës. Përmes një postimi në rrjete sociale Kurti shkruan se fillimisht ka vizituar palestrën “Minatori” për ta parë demonstrimin e xhudistes së njohur, Majlinda Kelmendi. Në Belvedere, Kurti tha se është njoftuar me aksionet dhe operacione e Policisë së Kosovës në këtë zonë. 

“Pasditen e kalova sot në Mitrovicë. Nga palestra “Minatori” e demonstrimit të vajzës sonë të artë në xhudo, Majlinda Kelmendi, te oficerët tanë të çeliktë në Kampin e Policisë në Belvedere.  U njoftova për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës. Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse. Mbështetja e jonë për ta është e garantuar. Bashkë me Ministrin e Brendshëm Sveçla, Drejtorin e Policisë, Hoxha, dhe gjithë të tjerët në fund shijuam shujtat e ngrohta në mensën e re të Kampit”, ka shkruar Kurti.

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll