Bota

Çështja Beleri! Kreu i grupit 'PASOK' e ngre si shqetësim te Borell, përfaqësuesi i BE: Do merrem me çështjen

Eurodeputeti i PASOK-ut theksoi se ndalimi i zgjatur i Belerit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit. 

7 Qershor 2023, 19:57 Nga A.B

Çështja Beleri! Kreu i grupit 'PASOK' e ngre si

GREQI- Çështja e arrestimit dhe paraburgimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, u ngrit nga kreu i Grupit të PASOK-ut në PE, Nikos Papandreu, te Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili "u angazhua se ai do të hetojë çështjen dhe së shpejti do të kthehet për ta informuar për veprimet që do të ndërmarrë”.

Sipas njoftimit të zyrës së tij, Papandreu e informoi Borell gjatë mbledhjes së Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve të Parlamentit Europian për kushtet e arrestimit dhe ndalimit të Belerit dhe i kërkoi Përfaqësuesit të Lartë të marrë veprimet e nevojshme për lirimin e shpejtë të kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Eurodeputeti i PASOK-ut theksoi se ndalimi i zgjatur i Belerit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit. Ai theksoi gjithashtu se veprime të tilla cenojnë marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë si dhe Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe nuk ndihmojnë aspak proceset e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Çështja Beleri! Kreu i grupit 'PASOK' e ngre si

Ai iu referua gjithashtu nevojës për të "mbrojtur të drejtat e pakicës kombëtare greke të Shqipërisë".

Përfaqësuesi i Lartë "angazhohet se pasi të jetë informuar nga Papandreu, do të hetojë çështjen dhe së shpejti do të kthehet për të informuar eurodeputetin e PASOK-ut për veprimet që do të ndërmarrë".

fredi beleri

Sondazh

Poll