Bota

Shpërthimi i digës në Kherson/ Zelenskyy i zhgënjyer me OKB dhe Kryqin e Kuq: Nuk kemi pasur asnjë përgjigje, jam i shokuar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shpreh i zhgënjyer ndaj Kombeve të Bashkuara dhe Kryqi i Kuq të cilët nuk janë treguar të gatshëm të ofrojnë ndihmë pas shkatërrimit të digës në Kherson.

7 Qershor 2023, 19:47 Nga a.l
Shpërthimi i digës në Kherson/ Zelenskyy i zhgënjyer me OKB
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shpreh i zhgënjyer ndaj Kombeve të Bashkuara dhe Kryqi i Kuq të cilët nuk janë treguar të gatshëm të ofrojnë ndihmë pas shkatërrimit të digës në Kherson, shkruajnë mediat e huaja. 

"Edhe pse katastrofa ndodhi shumë orë më parë, ata nuk janë këtu. Nuk kemi pasur asnjë përgjigje. Jam i shokuar", tha Zelenskyy për gazetat gjermane Bild dhe Die ëelt dhe gjithashtu Politico. 

Diga Kakhovka ndodhet në lumin Dnipro, i cili ushqen një rezervuar që siguron ujë për stacionin bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia, më i madhi në Evropë, rreth 150 kilometra (90 milje) në rrjedhën e sipërme.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll