Bota

Delegacioni nga Kalabria do vinte në Shqipëri, ‘Wizz Air’ i braktis në aeroportin e Barit

Pas 24 orësh pritjeje në aeroport, delegacioni kalabrez u detyrua të hiqte dorë nga udhëtimi për në Tiranë, mes fluturimeve të anuluara apo të vonuara.

7 Qershor 2023, 19:15 Nga k.m.
Delegacioni nga Kalabria do vinte në Shqipëri, ‘Wizz Air’
Wizz Air

ITALI- Kompania ajrore e fluturimeve ‘Wizz Air’ ka shfaqur sërish problematike, por kësaj radhe për shkak të anulimit të fluturimit, një delegacion nga Kalabria nuk ka mbërritur dot në Shqipëri. Mediat italiane shkruajnë delegacioni nga Kalabria, kishte planifikuar këtë vizitë në Tiranë prej kohësh, ku kishin planifikuar takime, me një qëllim të vetëm: forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kalabrisë për të krijuar marrëveshje të reja kulturore.

Pas 24 orësh pritjeje në aeroport, delegacioni kalabrez u detyrua të hiqte dorë nga udhëtimi për në Tiranë, mes fluturimeve të anuluara apo të vonuara. Ndaj këto janë edhe arsyet e notës formale të protestës me të cilën Rajoni i Kalabrisë, përmes këshilltarit rajonal për pakicat gjuhësore, Gianluca Gallo, bëri me dije ndaj kompanisë Wizz Air.

Kjo vizitë do ishte në interes të vendit tonë, duke qenë se në Kalabri jetojnë shumë arbëreshë. Delegacioni përbëhej nga e përbërë nga Gianluca Gallo dhe këshilltarët rajonalë Pietro Raso dhe Pietro Molinaro, si dhe kryetarët e bashkive Firmo, Gizzeria, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, disa këshilltarë bashkiak e gazetarë.

wizz air

Sondazh

Poll