Bota

Telashe të tjera për Andrew Tate! Një tjetër grua e akuzon: Më ka përdhunuar, dua drejtësi!

Gruaja, tani 30 vjeçe, ishte në universitet në vitin 2014 kur tha se u takua me Tate gjatë një nate jashtë në qytetin e tij të lindjes, Luton.

7 Qershor 2023, 18:57 Nga r.k, a.b
Telashe të tjera për Andrew Tate! Një tjetër grua e akuzon:
Andreë Tate

BRITANI E MADHE- Një tjetër grua ka ngritur padi ndaj Andrew Tate. Sipas 'The Guardian', ajo pretendon se Tate e përdhunoi kur u takuan në Luton në vitin 2014.

Gruaja, tani 30 vjeçe, ishte në universitet në vitin 2014 kur tha se u takua me Tate gjatë një nate jashtë në qytetin e tij të lindjes, Luton.

"Fillimisht, ai ishte shumë i sjellshëm dhe simpatik dhe unë përfundova duke shkuar në shtëpi me të," tha gruaja.

“Papritur ai filloi të më dhunonte dhe më mbyti aq fort sa humba ndjenjat. Kur u zgjova, ai vazhdoi të më përdhunonte. Unë shpresoj që historia ime do t'i ndihmojë gratë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë pasi është më e lehtë të flasësh kur e kupton se nuk je vetëm,” tha ajo.

Sipas firmës ligjore McCue Jury & Partners, qëllimi i padisë është të kërkojë "drejtësi, llogaridhënie dhe kompensim për viktimat e Tate".

Gjithashtu një hetim penal në Mbretërinë e Bashkuar për krimet e Tate me shpresën e ndjekjes dhe dënimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, përveç akuzave me të cilat përballet në Rumani”.

Tate, 36 vjeç, një shtetas britaniko-SHBA me më shumë se 6.5 milionë ndjekës në Twitter, u vendos në arrest shtëpiak në Rumani në prill pasi një gjykatë rrëzoi një kërkesë të prokurorëve që ai të ndalohej. Krahas vëllait të tij dhe dy grave rumune, Tate përballet me akuzat për përdhunim, trafikim njerëzish dhe krim të organizuar.

Ata i kanë mohuar të gjitha akuzat./Dosja.al

andrew tate

Sondazh

Poll