Politike

Holanda i mbyll derën Shqipërisë? Blok sërish kundër: Nuk duhen hapur negociatat

8 Tetor 2019, 19:59 Nga DOSJA
Holanda i mbyll derën Shqipërisë? Blok sërish kundër:

TIRANË- Holanda mesa duket do t’i mbyllë derën Shqipërisë. Gjatë diskutimeve që nisën ditën e sotme në parlament, ministri i Punëve te Jashtme të Holandës, Stef Blok ka deklaruar se nuk duhen hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë.

I pyetur nga deputetët gjatë komisionin parlamentar për çështjet evropiane të Parlamentit holandez, Blok u shpreh kundër Shqipërisë duke mos argumentuar më tej përgjigjen e tij.

Ai e la të paqartë nëse Holanda do të vendosë veton për Shqipërinë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në 15 tetor apo samitin e liderëve evropianë në 18 tetor.

Në këtë mënyrë është rikonfirmuar edhe njëherë mbajtja në fuqi e mocionit të Parlamentit holandez kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të aprovuar në Qershor të këtij viti.

Gjithsesi vendimi përfundimtar do të jepet më 18 tetor nga Komisioni Europian.

Holanda është shteti i parë i Bashkimit Evropian që konfirmoi votën kundër Shqipërisë në mbledhjen e Këshillit Evropian që do të organizohet më 18 tetor, ndërkohë që Franca, gjithashtu një skeptike, nuk ka folur ende.

Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar holandez, ishte sërish ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok që deklaroi se Shqipëria nuk është e gatshme për në BE.

Kryeministri i Holandës Mark Rutte, ka qartësuar mendimin e tij për vendin tonë dhe ka thënë se nuk ka parë shumë progres.

Shqipëria ka marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociata per shqiperine holanda per shqiperine hapja e negociata per shqiperine holanda per shqiperine

Sondazh

Poll

Politike 8 Tetor 2019, 17:26

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur së fundmi në lidhje me hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE-në. I pranishëm në një takim me student...