Politike

Përparim Kabo rrëfen kodin mafioz të politikanëve shqiptarë: Do shohim llahtare, kanë prekur fundin

8 Tetor 2019, 18:07 Nga DOSJA
Përparim Kabo rrëfen kodin mafioz të politikanëve

TIRANË– Ciklin e akuzave të ndërsjellta të politikanëve dhe mos dhënien e llogarisë për akuzat që u bëhen, profesor Përparim Kabo, në emisionin “Top Talk” në Top Channel, e ka konsideruar si ‘kod të mafies’.

Konstatimit të gazetarit Denis Dyrnjaja se janë këta politikanë që kanë “çelësat e pastrimit”, Kabo iu përgjigj: “A besonit ju se do të binte dikatura komuniste kur vdiq Enver Hoxha? Por ja që komunizimi ra. E besonit ju që do binin firmat piramidale? Por ja që firmat piramidale ranë. E besonit ju se do arrestoheshin prokurorë dhe gjyqtarë? Ja që po arrestohen. Bota nuk mund të rrëzohet nga e keqja, mund të vonohet, por fundi dihet.”

Sipas profesorit, “kjo klasë politike ka prekur fundin dhe ka humbur besueshmërinë”.

Aftësinë për të kryer detyra të rëndësishme siç është integrimi, nuk po e realizon dot. Përfitimi i tyre është varfërimi i popullit”, tha ai.

Nuk do të presim gjatë”, shtoi Përparim Kabo.

Sa i përket procesit të rregullt zgjedhor të zhvilluar në Kosovë dhe problemeve që hasin zgjedhjet në Shqipëri, Kabo tha: “Pyetja shtrohet: ore shqiptarë janë ata, pse i organizuan zgjedhjet? E para, sistemi proporcional, asnjë votë nuk humbet. Numërimi i votave në kohë reale. Forcat politike të përgatitura për të pranuar rezultatin. Atëherë, pse nuk ndodhin këto në Shqipëri? Këto nuk ndodhin sepse zgjedhjet prej kohësh e kanë humbur besueshmërinë nga të dyja palët, edhe nga ata që zgjidhen edhe nga ata që zgjedhin.”

Kabo është i mendimit se fillimisht duhet të ndodhë pastrimi.

Sistemi zgjedhor te ne është inkriminuar. Fillimisht duhet të goditet krimi për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme”, tha profesori.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kodi mafias kriza politike perparim kabo kodi mafias kriza politike perparim kabo

Sondazh

Poll

Politike 8 Tetor 2019, 17:26

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur së fundmi në lidhje me hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE-në. I pranishëm në një takim me student...