Politike

Meta: Kosova si Danimarka, s’ma mori mendja që do fitonte Vetëvendosja. Në Shqipëri s’ka demokraci

8 Tetor 2019, 17:11 Nga DOSJA
Meta: Kosova si Danimarka, s’ma mori mendja që do fitonte

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë ku kryesoi vetëvendosja me lider Labin Kurtin. I pranishëm në një bashkëbisedim me studentët ekselentë të “UET”, Meta e krahasoi situatën politike në Kosovë me atë në që është në Shqipëri.

Sipas Presidentit, Kosova ka treguar se ka të njëjtin model si Danimarka dhe sistemi zgjedhor u dha mundësi qytetarëve që të zgjedhin midis shumë kandidatëve për deputetë.

Ndërsa në Shqipëri, Meta tha se nuk ndodh një gjë e tillë.

Zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar me të njëjtin model si në Danimarkë. Në Kosovë kanë sistem elektoral me lista të hapura, pra qytetari voton edhe partinë edhe kandidatin që preferon, ndërsa në Shqipëri nuk ndodh një gjë e tillë.

Këtu kushtetuta e 98’ u bë që të mos përsëriteshin vitet 1996- 1997 që solli një situatë kaosi dhe ajo që ndodhi në vitin 2008 me listat e mbyllura për të cilat ne nuk ishim gati. Këtu tek ne nuk janë partitë demokratike dhe nuk e kemi atë lloj kulture.

Në Kosovë pati vetëm 5 raste fotografimi të votës dhe Prokuroria e Policia reaguan menjëherë në mënyrë të shpejtë. Haradinaj ka meritë që i hapi rrugë këtij ndryshimi.

Sa i përket dialogut Kosovë- Serbi, ne nuk na përket të ndërhyjmë pasi është cenim i sovranitetit të institucioneve të Kosovës. Na mbetet vetëm ta mbështesim.

Nuk besoja se Vetëvendosja do ishte fituese edhe pse e dija se do ishte garë e fortë. Por Albin Kurti i mbijetoi një goditjeje të tillë dhe investimi për t’u ringritur është shumë i vështirë pasi ecën kundër erës. Kurti është njeri me potencial të madh politik,“- tha Meta.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 ilir meta zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll