Politike

Reforma Zgjedhore, BE apel palëve politike: Demonstroni gatishmëri përmes dialogut konstruktiv

8 Tetor 2019, 14:13 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore, BE apel palëve politike: Demonstroni gatishmëri

TIRANË- Bashkimi Europian rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë në Shqipëri të kontribuojnë përmes dialogut për Reformën Zgjedhore. Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançiç tha se kjo reformë dhe zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR janë një test i rëndësishëm për vendin.

“Reforma zgjedhore dhe zbatimi i rekomandimeve të qarta të OSBE-ODIHR-it janë një test i rëndësishëm për  Shqipërinë”, theksoi Maja Kocijançiç në prononcimin për ATSH-në. Sipas saj, i takon vendit të përcaktojë strukturën që duhet përdorur.

“I takon Shqipërisë të përcaktojë se cila strukturë duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimin dhe për ta çuar më tej këtë reformë”, tha Maja Kocijançiç për ATSH-në.

“BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv, dhe për të bërë progres me reformën zgjedhore”, përfundoi zëdhënësja e Bashkimit Europian.

(Marrë nga ATSH)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike maja koçijançiç reforma zgjedhore zëdhënësja e be maja koçijançiç reforma zgjedhore zëdhënësja e be

Sondazh

Poll