Politike

“I rriti rrogën vetes për kollare”, aktivistja Gjikondi sherr me ish-deputetin: Haradinaj është dinjitoz, si Trumpi

8 Tetor 2019, 20:28 Nga DOSJA
“I rriti rrogën vetes për kollare”, aktivistja Gjikondi

TIRANË– Aktivistja Brizida Gjikondi është përplasur me ish-deputetin e PD-se, Aleksandër Biberaj.

Teksa ishin të ftuar në “Repolitix”, dyshja u konfrontuan në momentin që po flisnin për mënyrën se si ka qeverisur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjikondi e ka konsideruar Haradinajn një njeri pa dinjitet, që i rriti rrogën vetes në mënyrë që të blente kollare, e ndërsa Biberaj u shoreh se Haradinaj është kryeministri më i mirë që ka pasur Kosova.

Debati në studio

Gjikondi: Albin Kurti synon në dinjitetin e shtetit kosovar. Ti nuk mudn të vësh taksa në momentin që nuk ken jë shtet akoma. Ti fuqizo njëherë shtetin, si e ke nga ana ekonomike, politike dhe në arsim, pastaj bëj lojë taksash.

Biberaj: Më fal që po të ndërpres por ti ke Donald Trump dhe ai e vetmja gjë që bën është loja me taksat.

Gjikondi: Por çfarë shteti është Amerika se…

Biberaj: Haradinaj është një nga kryeministrat më dinjitoz që ka pasur Koasova, ky është finalizim.

Gjikondi: Po ashtu, mos t’i rriste vetes rrogën për të blerë kollare. Ky do ishte dinjitet. Haradinaj ka pasur jithë atë qeveri të fryrë dhe marrëdhënien me oligarkët, gjithë ato probleme që ka në ekonomi, shfrytëzimi i burimeve njerëzore. Taksa është finalizimi i një shteti dinjitoz dhe jo fillimi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander biberaj brizida gjikondi ramush haradinaj aleksander biberaj brizida gjikondi ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Politike 8 Tetor 2019, 17:26

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur së fundmi në lidhje me hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE-në. I pranishëm në një takim me student...