Bota

'Zelenksyy është i kontrolluar nga nazistët', aktivistja ruse gjobitet me 900 euro

48-vjeçarja deklaroi për mediat gjatë një mitingu pro-rus muajin e kaluar se Rusia nuk është agresore dhe gjithashtu pretendoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ishte i kontrolluar nga nazistët.

7 Qershor 2023, 18:09 Nga a.l
'Zelenksyy është i kontrolluar nga nazistët',
Policia Gjermane

GJERMANI- Aktivistja Elena Kolbaniskova u gjobit sot nga gjykata gjermane me një shumë prej 900 eurosh.  Kolbaniskova është bërë një figurë e njohur në media. Ajo është shpallur fajtore për deklarata në mbështetje të luftës në Ukrainë, të cilat mund të prishin paqen publike.

48-vjeçarja deklaroi për mediat gjatë një mitingu pro-rus muajin e kaluar se Rusia nuk është agresore dhe gjithashtu pretendoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ishte i kontrolluar nga nazistët.

Një gjykatë e qarkut në qytetin e Këlnit vendosi të martën se ajo ka shkelur ligjet, pasi justifikimi i agresionit ushtarak në deklaratat publike përbën një krim sipas ligjit gjerman. Kolbasnikova, e cila e quan veten një aktiviste paqeje, hodhi poshtë akuzat dhe njoftoi se avokati i saj do të apelojë kundër vendimit të gjykatës. 

elena kolbaniskova

Sondazh

Poll