Bota

Kurti i përgjigjet Escobar: Me emisarët kam sfida, raportet me SHBA dhe BE janë të shkëlqyera

Kurti tha se kanë sfida me emisarët e BE-së dhe SHBA-së, por se raportet me këto dyja janë të shkëlqyera. Kreu i qeverisë u shpreh optimist edhe për sqarimin e paraqartësive me ta.

7 Qershor 2023, 16:47 Nga a.l
Kurti i përgjigjet Escobar: Me emisarët kam sfida, raportet me SHBA
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur deklaratës së bërë me herët emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili tha se lidhur me situatën në veri kanë hasur vështirësi në negocimin me Kurtin por kjo nuk ndikon në raportet e SHBA-së me Kosovën. Kurti tha se kanë sfida me emisarët e BE-së dhe SHBA-së, por se raportet me këto dyja janë të shkëlqyera. Kreu i qeverisë u shpreh optimist edhe për sqarimin e paraqartësive me ta.

“Kam qenë konstruktiv, i përkushtuar, kreativ dhe jam që të gjitha këto, por nuk mendoj që këto gjëra zgjidhen me trysni e me përmendje pasojash, ndoshta edhe sanksionesh të shtetit më demokratik dhe më progresist në Ballkanin Perëndimor. Unë jam i bindur që do të mund t’i sqarojmë paqartësitë. Kemi sfida me emisarët evropianë dhe amerikanë, por marrëdhëniet tona bilaterale me BE-në dhe SHBA-në janë të shkëlqyeshme”, tha Kurti para gazetarëve sot.

Gjatë takimit më 5 qershor në Prishtinë me Escobarin dhe Lajçakun, Kurti tha se ka ofruar një dalje të qëndrueshme dhe të sigurt nga kriza në veri, e cila, sipas tij është shkaktuar nga strukturat ilegale dhe paralele të Serbisë atje. 

albin kurti

Sondazh

Poll