Bota

Vuçiç bisedë telefonike me emisarin britanik: Lëvizjet e njëanshme të Kosovës po pengojnë rrjedhën e bisedimeve

Ai tha se lëvizjet e njëanëshme të Kosovës po pengojnë rrjedhën e bisedimeve. 

7 Qershor 2023, 17:01 Nga a.l
Vuçiç bisedë telefonike me emisarin britanik: Lëvizjet e
Stuart Peach dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar pasditen e sotme një bisedë telefonike me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Përmes një postimi në rrjete sociale, presidenti serb bën me dije se në fokus të bisedimeve ishin zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situata në rajon. Ai tha se lëvizjet e njëanëshme të Kosovës po pengojnë rrjedhën e bisedimeve. 

“E falënderova për mirëkuptimin e tij për pozicionin tonë, si dhe për vlerësimin objektiv të situatës së re, dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës po pengojnë rrjedhën e mëtejshme të bisedimeve, por se Serbia mbetet e vendosur në politikën e saj të ruajtjes së paqes dhe paqes dhe stabiliteti në rajon pavarësisht provokimeve”, ka thënë Vuçiç. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Një javë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të dërguarin britanik për Ballkanin, Stuart Peach, me të cilin kanë diskutuar për situatën në veri. Siç ka njoftuar Ambasada Britanike në Kosovë, Peach gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se veprimi i Qeverisë së Kosovës për të imponuar kryetarët e komunave në ndërtesat komunale me forcë nuk ishte i mençur, duke krijuar pasoja.

stuart peach aleksander vucic

Sondazh

Poll