Bota

Krimi në Greqi/ Babai i Caroline: Shpresoj që Babais Anagnostopoulos të kalbet në burg

Deshmia e babait.

7 Qershor 2023, 18:06 Nga A.B
Krimi në Greqi/ Babai i Caroline: Shpresoj që Babais Anagnostopoulos
Caroline

GREQI- Alexandros Papaioannidis, avokati i Babis Anagnostopoulos, i dënuar në shkallë të parë për vrasjen e gruas së tij Caroline Crouchs dhe vrasjen e qenit të tyre, njoftoi se klienti i tij po heq dorë nga ankesa që kishte.

Kjo do të thotë se piloti, gjykimi i të cilit në shkallën e dytë ishte në vazhdim, do të mbetet me dënimin fillestar të përjetshëm dhe 11.5 vjet burg shtesë.

Në të njëjtën kohë, babai i Caroline foli për mediat greke, pak minuta pasi u bë e ditur zhvillimi në këtë rast.

“U habita kur dëgjova se Anagnostopoulos tërhoqi ankesën e tij. Ky njeri më torturon mua dhe familjen time për më shumë se dy vjet. Më zemëron të mendoj se ky bastard dyfytyrësh doli në gjyq dhe tha se duhej të vriste vajzën time të bukur për të shpëtuar Lydia”, tha babai i Caroline, David Crouchs.

Ai shtoi: “Jam i kënaqur që është kthyer aty ku i takon, duke vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të përjetshëm plus 11.5 vjet për vrasjen e vajzës sime të bukur. Shpresoj që ai të kalbet në burg”.

“E vërteta është se ai e vrau sepse i bëhej presion nga banda në të cilën ishte përfshirë duke marrë pjesë në kontrabandën e drogës. Caroline ia kishte bërë të qartë se nëse ai vazhdonte, atëherë ajo do ta linte dhe do të merrte Lydia me vete”, shtoi babai i Caroline.

“Si i di të gjitha këto? Nga letrat që ai më shkruante mua, Suzanës dhe nënës së tij. Letrat që ai pretendon tani nuk ekzistojnë. Letrat që pretendojnë prindërit e tij nuk ekzistojnë edhe pse të miat ma ka dorëzuar babai i tij dhe nëna e tij ka nxjerrë të sajën nga çanta para meje”.

babis anagnostopulos

Sondazh

Poll