Sport

Juventus largohet nga Superliga, 'thumbon' Tebas: “I fundit mbyll derën dhe fik dritën”

Nga treshja themeluese tani mbeten Real Madrid dhe Barcelona

7 Qershor 2023, 12:00 Nga DOSJA

Juventus largohet nga Superliga, 'thumbon' Tebas: “I fundit

SPANJE - Juventusi i komunikoi me letër Barcelonës dhe Real Madridit synimin e tij për t'u larguar nga Superliga Europiane. 

Kjo treshe ishte themeluese e projektit disident që tashmë është reduktuar në dy gjigantët spanjolë, pasi klubi italian, në kuadër të 'Prisma Investigation', tenton t'i afrohet UEFA-s në kuptimin e zbutjes së dënimeve eventuale ndërkombëtare (në Serie A, për shembull, i janë hequr 10 pikë dhe sezonin e ardhshëm do të shkojë në Conference League)...

Përballë këtij lajmi, presidenti i La Ligës spanjole, Javier Tebas, ka reaguar me sarkazëm në rrjetet sociale, duke ndarë një imazh të Florentino Pérez, Joan Laporta dhe Bernd Reichart, CEO i A22 Sports Management, kompania që promovon Superligën: “I fundit mbyll derën dhe fik dritën,”- ka shkruar ai. 

Juventus largohet nga Superliga, 'thumbon' Tebas: “I fundit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll