Bota

Shkatërimi i digës/ Siguria e uzinës bërthamore të Zaporizhzhias në rrezik

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se ishte "duke monitoruar nga afër situatën" në termocentral, por nuk shihte "asnjë rrezik të menjëhershëm të sigurisë bërthamore".

7 Qershor 2023, 11:26 Nga f.i
Shkatërimi i digës/ Siguria e uzinës bërthamore të
centrali bërthamor

UKRAINË- Pas dëmtimit të digës në Ukrainë, nivelet e ulëta të ujit mund të ndikojnë në sistemin e ftohjes së centralit, por Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) thotë se ekziston një pellg sigurie.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së tha se nuk shihte "asnjë rrezik të menjëhershëm të sigurisë bërthamore", por po shqyrtonte opsionet për të marrë ujë për të vazhduar ftohjen e centralit atomik më të madh të Evropës pasi diga në Ukrainën jugore u dëmtua.

Gjithashtu Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se ishte "duke monitoruar nga afër situatën" në termocentral, por nuk shihte "asnjë rrezik të menjëhershëm të sigurisë bërthamore". Përveç kësaj, IAEA po kërkon të konfirmojë nëse një pellg i madh ftohës pranë zonës do të jetë në gjendje të sigurojë ujë për ftohje "për disa muaj".

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll