Bota

Escobar: Çështja e Kosovës është e veçantë, nuk shohim kërcënim për Asociacionin

Gabriel Escobar është shprehur se Asociacioni është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

7 Qershor 2023, 11:05 Nga f.i
Escobar: Çështja e Kosovës është e
Gabriel Escobar

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për median boshnjake, Klix është shprehur se Asociacioni është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

“Çështja e Kosovës është e veçantë. Ne shohim që Asociacioni është në përputhje me standardet e BE-së. Ne e shohim Asociacionin si asgjë më shumë se aftësinë e serbëve për të organizuar institucionet lokale në gjuhën e tyre. Ne nuk shohim ndonjë kërcënim në këtë dhe nevojën që vendet e tjera që janë tashmë në rrugën evropiane të bëjnë diçka tjetër që nuk po e bëjnë tashmë për të zbatuar reformat që BE-ja u kërkon atyre”-tha Escobar. 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll