Bota

Papa Françesku shtrohet sërish në spital, do t'i nënshtrohet një operacioni

Një ditë pas lajmeve për një kontroll rutinë, Vatikani konfirmoi se Papa do t'i nënshtrohet një operacioni në zorrët e tij.

7 Qershor 2023, 10:44 Nga f.i
Papa Françesku shtrohet sërish në spital, do t'i
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku do t'i nënshtrohet një operacioni në spitalin Gemelli të Romës. Një ditë pas lajmeve për një kontroll rutinë, Vatikani konfirmoi se Papa do t'i nënshtrohet një operacioni në zorrët e tij.

Mësohet se ekipi mjekësor i Papës kishte vendosur ditët e fundit që të kryhej një operacion dhe se Papa pritej të qëndronte në spital për disa ditë për t'u shëruar, raporton Dailymail.

Procedura vjen dy vjet pasi Papa Françeskut, gjatë një operacioni iu hoqën 13 inç të zorrës së trashë për shkak të një inflamacioni dhe ngushtimi të zorrës së trashë.

semuret papa francesku

Sondazh

Poll