Politike

Arrestimi i Dakos, Berisha: Gjushi shkoi si ai në vresht për kokë të Tahirit, e meriton plotësisht se është kriminel elektoral

Ndërkohë që e quajti atë një kriminel elektoral.

7 Qershor 2023, 13:49 Nga I.A
Arrestimi i Dakos, Berisha: Gjushi shkoi si ai në vresht për kokë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar Berisha tha për Dakon se shkoi si ai në vresht për kokë të Saimir Tahirit. Ndërkohë që e quajti atë një kriminel elektoral.

"Organet e drejtësisë janë në kontroll të plotë të qeverisë. E ka marrë vesh çdo shqiptar se në Shqipëri ka drejtësi me regji dhe regjisori i saj është Edi Rama. Çdo ditë fakton dështimin e plotë të reformës së Sorosit në Shqipëri. Lirohet pas kërcënimeve serioze që i bëri Edi Ramës, Saimir Tahiri. Arrestohet njësoj si në romanet e Markezit, Gjush Dako. Njoftohet arrestimi i tij 4 ditë përpara. E bënë këtë për t’ia dhënë mafies në Dubai, ata e dinë. Por një mandat që përflitet 4 ditë rresht, dëshmon se çdo gjë ka këtu, por drejtësi nuk ka. Megjithatë, Gjushit një fjalë do i them, shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit. E meriton plotësisht se je kriminel elektoral i dosjes 339. Por nuk është dënuar për këtë ai, as për pallatet që kushtuan dhjetëra jetë njerëz, u zgjodh me lezet padia për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Megjithatë është se shkove si ai në vresht për kokë të Saimir Tahirit dhe mirë ta bënë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll