Politike

"Ç'punë ke tek Berisha?"/ U kërcënua nga kryebashkiakja e Roskovecit, SPAK thërret për të dëshmuar sanitaren

Mësohet se sanitarja do të japë dëshminë e saj ndërkohë që po kërkohen edhe materiale të tjera në lidhje me këtë skandal.

7 Qershor 2023, 13:33 Nga I.A

"Ç'punë ke tek Berisha?"/ U kërcënua nga

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka thirrur për të dëshmuar sanitaren e Shkollës 9-vjeçare të fshatit Suk, e cila u kërcënua nga kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi. Mësohet se sanitarja do të japë dëshminë e saj ndërkohë që po kërkohen edhe materiale të tjera në lidhje me këtë skandal.

Denoncimi ndaj Bufit u bë fillimisht nga emisioni investigativ Piranjat në SYRI TV. Kryebashkiakja që kandidon për një mandat të dytë në drejtimin e Roskovecit, diskriminon arsimtaren Dhurata Malka për shkak të bindjeve politike dhe intimidon sanitaren në shkollën e fshatit Suk.

spak majlinda bufi

Sondazh

Poll