Bota

Vizatoi mustaqet e Hitlerit te posteri i Erdogan, 16-vjeçari turk arrestohet për fyerje ndaj presidentit

Gjithashtu mësohet se 16-vjeçari shkruante komente fyese në një poster me fytyrën e presidentit turk, i cili ishte vendosur pranë shtëpisë së tij.

7 Qershor 2023, 10:21 Nga f.i
Vizatoi mustaqet e Hitlerit te posteri i Erdogan, 16-vjeçari turk
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Një 16-vjeçar nga qyteti jugor i Turqisë, Mersina u arrestua dhe u burgos me akuzat se ka fyer presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Adoleshenti kishte vizatuar mustaqet e Hitlerit në një poster të fushatës së Presidentit Erdogan, shkruajnë mediat e huaja.

Gjithashtu mësohet se 16-vjeçari shkruante komente fyese në një poster me fytyrën e presidentit turk, i cili ishte vendosur pranë shtëpisë së tij.

Fyerja ndaj presidentit është një nga akuzat më të shpeshta në Turqi, me 16,753 raste të regjistruara në vitin 2022, sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë.

rexhep tajip erdogan arrestohet 16 vjecari

Sondazh

Poll