Bota

Maqedonia e Veriut/ Sot takohen Kovaçevski dhe Mickoski, diskutohen ndryshimet kushtetuese

Në takim do të diskutohet para së gjithash për vendimet që duhet të merren në Kuvend për vazhdimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

7 Qershor 2023, 10:08 Nga f.i
Maqedonia e Veriut/ Sot takohen Kovaçevski dhe Mickoski, diskutohen
Dimitar Koaçevski dhe Hristijan Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut, ditën e sotme do të takohen Kryeministri Dimitar Koaçevski dhe kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski.

Në takim do të diskutohet para së gjithash për vendimet që duhet të merren në Kuvend për vazhdimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu do të diskutohet për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë aktorëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë. 

ndryshimet kushtetuese maqedoni maqedonia e veriut

Sondazh

Poll