Bota

Takimi me Vuçiç, reagon Lajçak: Shprehu gatishmërinë e tij për të kontribuar në qetësimin e situatës

Lajçak theksoi se dhuna nuk është e pranueshme dhe se duhet një zgjidhje politike, për të cilën Vuçiç shprehu gatishmërinë e tij.

7 Qershor 2023, 09:30 Nga f.i

Takimi me Vuçiç, reagon Lajçak: Shprehu

SERBI- Pas vizitës në Begrad, ku zhvilluan një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak dha detaje në lidhje me diskutimet rreth situatës së tensionuar në Kosovë.

Lajçak me anë të një postimi në Twitter, theksoi se dhuna nuk është e pranueshme dhe se duhet një zgjidhje politike, për të cilën Vuçiç shprehu gatishmërinë e tij.

“Në Beograd, unë dhe Escobar patëm diskutime të gjata me presidentin Aleksandër Vuçiç për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të”, ka shkruar Lajçak.

 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll