Aktualitet

Operacioni i SPAK, Vangjush Dako mbahet i arrestuar në Bllokun e Sigurisë në Tiranë

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ai është larguar nga ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës ku ishte vendosur prej pasdites së djeshme kur u arrestua, për tu vendosur te Blloku i Sigurisë në rrugën "Mine Peza", në pritje për të dalë për masë sigurie në gjykatë. 

7 Qershor 2023, 09:26 Nga m.s
Operacioni i SPAK, Vangjush Dako mbahet i arrestuar në Bllokun e
Vangjush Dako

TIRANË- Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është dërguar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, te Blloku i Sigurisë në rrugën "Mine Peza".

Bëhet me dije se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ai është larguar nga ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës ku ishte vendosur prej pasdites së djeshme kur u arrestua, për tu vendosur te Blloku i Sigurisë në rrugën "Mine Peza", në pritje për të dalë për masë sigurie në gjykatë. 

Po kështu burimet bëjnë me dije se nata e parë e tij në qeli ka kaluar e qetë. Vangjush Dako është arrestuar me urdhër të SPAK, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” në dy raste.

Në korrik të 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” Vangjush Dakon. Ish-kryebashkiaku ka qenë disa herë i akuzuar nga opozita për përfshirje në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.

vangjush dako blloku i sigurisë në rrugën \"mine peza\"

Sondazh

Poll