Bota

Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie kandidon për president: Sfidë me Donald Trump

Christie e ka paraqitur veten si personi i vetëm që ka guximin të përballet direkt me zotin Trump dhe ka paralajmëruar rrezikun e përsëritjes së rrethanave të vtiti 2016 nëse kandidatët e tjerë dështojnë të përballen me të.

7 Qershor 2023, 08:48 Nga f.i
Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie kandidon për president:
Chris Christie

SHBA- Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie shpalli të martën në mbrëmje në një takim të hapur me qytetarët në Nju Hemshër, kandidaturën për president, duke hyrë kështu në garën për të fituar nominimin e Partisë Republikane.

Christie e ka paraqitur veten si personi i vetëm që ka guximin të përballet direkt me zotin Trump dhe ka paralajmëruar rrezikun e përsëritjes së rrethanave të vtiti 2016 nëse kandidatët e tjerë dështojnë të përballen me të, raporton BBC. 

“Unë e kuptoj që për të fituar duhet të mundësh personin që është në krye të garës. Dhe si do të mund të ishte fushata? Fushata do të ishte një sfidë direkte, ballë për ballë me Donald Trumpin që po synon të rikthehet në Presidencë”, tha gjatë një interviste Christie. 

Kjo është hera e dytë për Chris Christie që merr pjesë në një fushtë, pasi humbi përballë Trump në vitin 2016 dhe punoi si këshilltar i afërt i tij, përpara se të distancohej nga ish-presidentin, për shkak të refuzimit të këtij të fundit për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. 

Nga kandidatët e shpallur deri më tani, vetëm Trump dhe Guvernatori i Floridës, Ron DeSanti kanë mbështetjeje të gjerë në sondazhet e opinionit publik. Christie, sipas një sondazhi kombëtar të Fox News të republikanëve të publikuar javën e kaluar, kishte mbështetjen e më pak se 1%.

zgjedhjet ne shba 2024 chris christie

Sondazh

Poll