Bota

Inteligjenca amerikane: Rusia qëndron pas sulmit të digës në Ukrainë

Ukraina akuzoi Rusinë për hedhjen në erë të digës Nova Kakhovka, ndërsa Kremlini tha se ishte Ukraina ajo që kishte sabotuar digën. 

6 Qershor 2023, 21:29 Nga a.l
Inteligjenca amerikane: Rusia qëndron pas sulmit të digës në
Pamje me dron nga sulmi i digës në Kherson

SHBA- Inteligjenca amerikane akuzon Rusinë për sulmin ndaj digës në Ukrainë, mëngjesin e kësaj të marte.   Një përrua uji shpërtheu përmes digës masive në lumin Dnipro që ndan forcat ruse dhe ukrainase në Ukrainën jugore të martën, duke përmbytur një pjesë të zonës së luftës dhe duke i detyruar fshatarët të ikin, shkruajnë mediat e huaja. 

Ukraina akuzoi Rusinë për hedhjen në erë të digës Nova Kakhovka, ndërsa Kremlini tha se ishte Ukraina ajo që kishte sabotuar digën.  Fatkeqësia ndodhi në ditën e dytë të operacioneve ofensive ukrainase që mund të shënojnë fazat e hershme të një kundërofensive masive. Kjo mund të ndikojë në çdo plan ukrainas për një sulm amfib përtej lumit. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll