Bota

Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk mund të përcaktojë përfundimisht shkakun e shkatërrimit të digës në Ukrainë

Zëdhënësi John Kirby tha se shkatërrimi i digës në lumin Dnipro që ndan forcat ruse dhe ukrainase në Ukrainën jugore rrezikon shumë banorë të cilët kanë nisur evakuuimin. 

6 Qershor 2023, 22:07 Nga a.l
Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk mund të përcaktojë
Diga

SHBA- Shtëpia e Bardhë deklaron se nuk mund përcaktojë ende shkaqet e shkatërrimit të digës në Ukrainë. Zëdhënësi John Kirby tha se shkatërrimi i digës në lumin Dnipro që ndan forcat ruse dhe ukrainase në Ukrainën jugore rrezikon shumë banorë të cilët kanë nisur evakuuimin, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne kemi parë raportet se Rusia ishte përgjegjëse për shpërthimin në digë. Ne po bëjmë më të mirën që mundemi për të vlerësuar ato raporte dhe po punojmë me ukrainasit për të mbledhur më shumë informacion, por nuk mund të themi përfundimisht se çfarë ndodhi," tha ai. 

Ukraina akuzoi Rusinë për hedhjen në erë të digës Nova Kakhovka, ndërsa Kremlini tha se ishte Ukraina ajo që kishte sabotuar digën.

shtepia e bardhe

Sondazh

Poll