Bota

BE shtyn mandatin e EULEX-it deri në vitin 2025

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.

6 Qershor 2023, 21:43 Nga a.l
BE shtyn mandatin e EULEX-it deri në vitin 2025
EULEX

KOSOVË- Këshilli i BE-së vendosi zgjatjen edhe me dy vite të misionit për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Vendimi është publikuar në Gazetën Zyrtare, ku njoftohet zgjatja deri më 14 Qershor 2025.

“Në kontekstin e rishikimit strategjik të EULEX KOSOVË, Komiteti Politik dhe i Sigurisë (PSC) ra dakord që që mandati i EULEX KOSOVË të zgjatet deri më 14 qershor 2025. PSCgjithashtu ra dakord që, përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave të tij, EULEX KOSOVË duhet të ndihmojë Autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të tyre për të shkëmbyer me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e ndihmës juridike dhe bashkëpunimit në çështjet penale”, thuhet në njoftim.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.

BE shtyn mandatin e EULEX-it deri në vitin 2025
dokumenti



Misioni i përgjithshëm i EULEX-it ka për qëllim të mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.

eulex

Sondazh

Poll