Bota

Sulm me armë në ceremoninë e diplomimit në SHBA/ Humb jetën maturanti dhe babai i tij, 5 të plagosur

Viktimat janë një 18 vjeçar, i cili ishte maturant dhe babai i tij 36 vjeçar. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

7 Qershor 2023, 08:11 Nga f.i
Sulm me armë në ceremoninë e diplomimit në SHBA/ Humb
foto ilustruese

SHBA- Një ceremoni diplomimi në SHBA ka përfunduar në tragjedi. Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Riçmond të Virxhinias, shkruajnë mediat e huaja.

Viktimat janë një 18 vjeçar, i cili ishte maturant dhe babai i tij 36 vjeçar. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë arrestuar autorin 19-vjeçar, i cili dyshohet se njihej më një prej viktimave. Zyrtarë e shkollës kanë thënë se të shtëna kanë ndodhur përgjatë një ceremonie diplomimi në shkollën e mesme Huguenot High. Një ceremoni tjetër diplomimi, e planifikuar për të martën, është shtyrë, derisa mësimi nuk do të mbahet në atë shkollë të mërkurën.

shba te shtena me arme ne shba

Sondazh

Poll