Bota

Shkatërrimi i digës në Ukrainë/ OKB-ja paralajmëron për pasoja të rënda

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën vonë, Griffiths paralajmëroi se mijëra njerëz në Ukrainën jugore po përballeshin me "humbjen e shtëpive, ushqimit, ujit të sigurt dhe mjeteve të jetesës".

7 Qershor 2023, 08:04 Nga f.i
Shkatërrimi i digës në Ukrainë/ OKB-ja paralajmëron
pamje nga përmbytjet

UKRAINË- Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shkatërrimi i digës së madhe në Ukrainë do të ketë “pasoja të rënda dhe të gjera për mijëra njerëz”. BBC raporton se shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths tha se shkalla e katastrofës në digën Kakhovka në Ukrainën jugore do të bëhet e qartë vetëm në ditët në vijim.

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën vonë, Griffiths paralajmëroi se mijëra njerëz në Ukrainën jugore po përballeshin me "humbjen e shtëpive, ushqimit, ujit të sigurt dhe mjeteve të jetesës". Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e përmbytura në këtë zonë. Ekziston frika se niveli i ujit mund të rritet më tej. Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për hedhjen në erë të digës të martën.

Shkatërrimi i digës në Ukrainë/ OKB-ja paralajmëron

Diga Kakhovka, në rrjedhën e poshtme nga rezervuari i madh Kakhovka, siguron ujë shumë të nevojshëm për fermerët dhe banorët, si dhe për termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia. Ai është gjithashtu një kanal jetik që çon ujë në jug në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll