Bota

Vuçiç pret në takim Lajçakun dhe Escobarin: Koha që Kosova të themelojë Asociacionin

Sipas presidentit serb, perëndimi ka mekanizma që mund ta bindin Kosovën që ta bëjë këtë.

6 Qershor 2023, 20:43 Nga a.l
Vuçiç pret në takim Lajçakun dhe Escobarin: Koha
Miroslav Lajçak, Aleksandër Vuçiç dhe Gabriel Escobar

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur në takim emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Vuçiç u ka kërkuar që Kosova ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas presidentit serb, perëndimi ka mekanizma që mund ta bindin Kosovën që ta bëjë këtë.

“Thashë se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiç në një postim në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Gjithashtu, Vuçiç ka deklaruar se Serbia ka qenë konstruktive në të gjitha proceset.

Escobar dhe Lajçak janë takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, poqë nuk ka pasur zgjidhje për çështjen e krizës aktuale. Më pas, dyshja diplomatike amerikano-evropiane, kanë udhëtuar në Beograd ku janë takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.   

aleksander vucic miroslav lajcak

Sondazh

Poll