Aktualitet

Kushtetuesja drejt ngritjes, KED i dërgon Presidentit listën me 6 kandidatët (Emrat)

8 Tetor 2019, 17:53 Nga DOSJA
Kushtetuesja drejt ngritjes, KED i dërgon Presidentit listën me 6

TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Presidentit Ilir Meta listën me emrat e 6 kandidatëve potencialë për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Emrat në listën e dërguar nga KED janë: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi, Regleta Panajoti, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji. 

Meta ka një afat prej 30 ditësh për t’u përgjigjur në të kundërt, kandidati i parë në listë konsiderohet i emëruar.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i nisi intervistat me kandidatin Besnik Muçi më datë 7 gusht dhe më pas vijoi me të tjerët.

Shumë shpejt Gjykata Kushtetueser do të jetë funksionale por për të realizuar seanca gjykimi kërkohen të paktën 6 anëtarë. Aktualisht në detyrë qëndron Vitore Tusha, por për të gjykuar dekretin e zgjedhjeve apo shkarkimin e presidentit Meta, Kushtetuesja ka nevojë edhe për disa muaj të tjerë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese ked i dergon emrat metes gjykata kushtetuese ked i dergon emrat metes

Sondazh

Poll