Aktualitet

Foto/ Dy të plagosur rëndë, përplasen kokë më kokë motorat te “Rruga e Kavajës”, dëshmitari: Njëri ulërinte, tjet

8 Tetor 2019, 17:32 Nga DOSJA
Foto/ Dy të plagosur rëndë, përplasen kokë më

TIRANË– Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës”, në kryeqytet, ku dy motorë janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin.

Për pasojë dy drejtuesit e motorëve kanë mbetur të plagosur. Nuk bëhen me dije identitetet e tyre, por një dëshmitar ka treguar për gjëndjen e rëndë të dy të plagosurve.

Dëshmitari ka rrëfyer për Balkanweb se njëri prej drejtuesve ka mbetur në tokë pa ndjenja. Kanë qenë kalimtarët ata që janë munduar t’i vijnë në ndihmë. Sipas dëshmitarit, drejtuesi tjetër ka qenë i vetëdijshëm por i plagosur rëndë.

Janë përplasur dy motorë te Rruga e Kavajës, njeri është rëndë. Ka 15 minuta që nuk lëviz, ambulanca si gjithmonë 20 minuta pa ardhur. Njeri reagon po vetëm ulërinte nga dhimbjet, tjetri as jepte as merrte”, ka thënë dëshmitari.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident te rruga e kavajes dy të plagosur tirane aksident te rruga e kavajes dy të plagosur tirane

Sondazh

Poll