Bëri ‘kërdinë’ në shkolla dhe në zyrat e Durrësit, arrestohet 39-vjeçari (Vjedhjet)
8 Tetor 2019, 15:14Nga DOSJA
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Elektronika” Dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit.
Policia vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, të dyshuar si autor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë kryer vepra penale në fushën e pasurisë, kryesisht në ambientet e institucioneve të ndryshme shtetërore, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Elektronika”.
Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara kanë arrestuar shtetasin E. G., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, person i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe përsëritës në vjedhjen e institucioneve shtetërore, i cili ishte shpallur në kërkim.
Shtetasi i mësipërm, muajt e fundit pasi ka dalë nga burgu, dyshohet si autor i vjedhjeve si më poshtë:
Më datë 07.10.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se në kopshtin “Met Hasa” ka vjedhur një laptop, magnetofon dhe pajisje zëri.
Më datë 05.10.2019, në lagjen Nr. 3 dyshohet se ka vjedhur zyrat e Laboratorit të Akuakulturës dhe Peshkimit në Durrës, ku ka marrë një monitor kompjuteri, GPS dhe një video projektor.
Më date 20.09.2019, më lagjen Nr. 14 në oborrin e shkollës 9-Vjeçare “Hasan Koçi” dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike.
Më datë 16.09.2019, në lagjen Nr. 12 dyshohet se ka vjedhur Zyrat e Njësisë Administrative.
Më datë 14.05.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në “Dispaçerinë e Sëmundjeve të Mushkërive”.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një laptop dhe qendër zëri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Vijon…
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SPANJË– Një çudi ka ndodhur në brigjet e Malagës, ku oficerët e policisë spanjolle u shpëtuan në mes të detit nga trafikantët e drogës.Këta të fundi...
KRUJË– Zbulohet një tjetër zonat e kultivimit të kanabisit në vend.ABC News ka mësuar se, të premten rreth orës 19:00 u raportua në sallën operative ...
ELBASAN-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka shkuar në Elbasan ku edhe ka zhvilluar takime me strukturat e drejtorisë së qytetit.Mësohet...
TIRANË– 60 shqiptarë janë riatdhesuar ditën e sotme pasi u është refuzuar azili për të cilin kishin aplikuar. Shtetasit shqiptarë janë kapur teksa qëndroni...
SPANJË- Tre shtetas shqiptarë, një grua dhe dy burra, përkatësisht të moshës 24 deri në 30 vjeç kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi iu z...
VLORË– Një 19-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi po transportonte lëndë narkotike me makinën e tij.Burime nga policia bëjnë me dije se 19-vj...
Aktualitet 8 Tetor 2019, 14:34
Gazetari italian i emisionit ‘Le Iene’ Luigi Pelazzo ka treguar për SYRI TV dhe SYRI.net se si ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli ka braktisur një fëmij...
TIRANË– Korporatës së investimeve i’u hap drita e gjelbërt jeshile nga komisioni i veprimtarive prodhuese.Qeveria angazhohet të krijojë një ndërmarrje të r...
TIRANË- Në një letër drejtuar parlamentit, ekzekutivi i Holandës theksonte se është një hap i tillë është sipas tij, i parakohshëm. Tani është Tirana zyrta...